Barcelona nuk tërhiqet nga vendimi për të afruar Julian Alvarez në skuadër. Sipas zërave nga Spanja, ka pasur një takim mes drejtuesve katalanas dhe njerëzve afër sulmuesit argjentinas. Drejtori sportiv Deco mësohet t’i ketë kërkuar lojtarit që të vazhdojë ta manifestojë publikisht dëshirën për t’u larguar nga Atletico Madrid dhe për të kaluar te Barcelona.
Suipas këtij plani, nëse sulmuesi do ta rritë presionin te “Colchoneros”, madje deri në bojkotimin e stërvitjes, Barcelona do ta rritë ofertën deri në 115 milionë euro. Klubi madrilen në anën tjetër ka mbajtur qëndrim të prerë, duke deklaruar se Julian Alvaraez nuk do të shitet për asnjë çmim.
Katalanasit janë hedhur sërish në sulm dhe mbetet për t’u parë, nëse do të ketë ndonjë ndryshim pas këtij plani të ri, apo Atletico nuk do të hapë rrugë.
