Një nga personat e shumë kërkuar nga organet e rendit ka rënë në prangat e Policisë Kufitare, pas verifikimeve të kryera në pikën kufitare Muçibabë. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Egzon B. Reshanin rreth 34-vjeçar nga Prizreni.
Kërkohet Egzon Reshani, i dyshuar për “vrasje në tentativë” në Prizren Sipas burimeve, ai u ndalua nga zyrtarët e Policisë Kufitare gjatë kontrollit të dokumentacionit, ku rezultoi se ndaj tij ishin aktive dy urdhër-arreste të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren.
Rrjeti i fajdes në Prizren: 700 mijë euro dëm, Eduard Kuzhnini në pranga – Egzon Reshani në arrati edhe për tentim vrasje Menjëherë pas konfirmimit të urdhër-arresteve, është njoftuar Stacioni Policor në Prizren, i cili ka marrë në dorëzim të dyshuarin për procedurat e mëtejshme ligjore. Egzon Reshani s’i ndalë kërcënimet nga arratia, merret edhe me redaksinë Sinjali: Grat jau q*fsha n’p…
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Reshani kërkohej nga autoritetet për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, si dhe kërkohej edhe për rastin e kanosjes së Kryeprokurorit të Prizrenit, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat në përputhje me urdhëresat në fuqi.
Ekskluzive: Ky është rasti i tentim vrasjes për të cilin kërkohet Egzon Reshani, i përfshirë edhe në fajde Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje shtesë sapo autoritetet të publikojnë informacionin zyrtar mbi veprat penale që lidhen me këto urdhër-arreste.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
