Prishtinë, 4 gusht – Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është realizuar ekstradimi nga Zvicra në Kosovë i shtetasit kosovar me inicialet K.B., i cili kërkohej me letër-rreshtim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas njoftimit të Policisë, ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
I dyshuari ishte arrestuar më herët nga autoritetet zvicerane, pasi ndaj tij ishte lëshuar një letër-rreshtim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, me kërkesë të institucioneve të drejtësisë së Kosovës. Pas mbërritjes në Kosovë, K.B. u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë për vazhdimin e procedurave ligjore.
Policia e Kosovës theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare për shkëmbimin e informacioneve, me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.
