Shpërndaje në: Analizat e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në sektorin e qumështit kanë rezultuar se çdo i pesti produkt i qumështit në Kosovë përmban përbërës të padeklaruar në etiketë.
Në një konferencë për media të martën, drejtori ekzekutiv në AUV, Bekim Hoxha, ka bërë të ditur se në periudhën prill-korrik janë kryer kontrolle në treg, në njësi prodhuese, kufij e përpunues të qumështit. Sipas tij, janë marrë 495 mostra që janë analizuar.
Nga të dhënat që ka përmendur ai, janë identifikuar 93 mospërputhje, e që gati gjysma e tyre kanë të bëjnë me praninë ose deklarimin e vajit të palmës.
