Marc-Andre Ter Stegen zyrtarizohet te klubi i ri

0%

Gjiganti holandez, Ajaxi ka njoftuar nënshkrimin e portierit të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, në një marrëveshje huazimi për një sezon. 34-vjeçari gjerman nënshkroi kontratën e tij me gjigantët holandezë pasi përfundoi testet mjekësore gjatë fundjavës. Skuadra e Eredivisie thuhet se do të mbulojë 15% të pagës së yllit gjerman si pjesë e marrëveshjes.

“Ajax ka arritur një marrëveshje me FC Barcelona dhe Marc ter Stegen. Portieri 34-vjeçar i bashkohet klubit në formë huazimi për një sezon nga skuadra spanjolle”, thuhet në njoftimin e Ajaxit. The signing you’ve all been waiting for. pic.twitter.com/B1AX7y0t3e — AFC Ajax (@AFCAjax) August 4, 2026 Transferimi i Ter Stegen u lavdërua edhe nga drejtori teknik i Ajaxit, Jordi Cruyff.

“Marc ka një rekord të jashtëzakonshëm dhe cilësitë e tij njihen gjerësisht. Ai është një përforcim i menjëhershme në skuadrën tonë”. “Unë dhe Marc e njohim mirë njëri-tjetrin dhe mezi pres të punoj përsëri me të. Kemi kohë që punojmë për ta sjellë këtu, kështu që jemi shumë të kënaqur që ai ka nënshkruar kontratën e tij dhe tani mund të fillojë”, ka thënë Cruyff.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi