ARRU ndalon përdorimin e ujit të pijes për larje, ujitje dhe mbushje

0%

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) ka marrë masa të përkohshme për përdorimin racional të ujit të pijes gjatë sezonit veror. Sipas njoftimit, ndalohet përdorimi i ujit të pijshëm nga rrjeti publik për larjen e rrugëve, trotuareve dhe oborreve, larjen e automjeteve, ujitjen e kopshteve, livadheve dhe sipërfaqeve të gjelbra, si dhe për mbushjen e pishinave.

Po ashtu, ndalohet çdo përdorim tjetër i ujit të pijes që nuk lidhet me nevojat themelore të konsumit njerëzor. Autoritetet kanë apeluar te të gjithë konsumatorët që ujin e pijes ta përdorin me përgjegjësi dhe në mënyrë sa më racionale, me qëllim të sigurimit të furnizimit të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët gjatë sezonit të verës.

Burimi: Telegrafi