Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në pikën kufitare në Bërnjak te një shtetas i Serbisë ka gjetur dhe sekuestruar një sprej lotsjellës. Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës, derisa ka kontrolluar komionin e të dyshuarit.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që, gjatë kontrollit të kamionit të tij i është gjetur dhe sekuestruar një sprej lotsjellës.” , thuhet në njoftim. Me vendim të prokurorit, sipas njoftimit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
