Ekskluzive | “Edhe po të hypesh në qiell, nuk të lëshoj” – arrestohet

0%

Një 30-vjeçar është proceduar penalisht nën dyshimin për kanosje ndaj një zyrtari policor, pas një incidenti të ndodhur gjatë ndërhyrjes së Policisë në vendin e një aksidenti në autostradën “Arbër Xhaferi”. Sinjali mëson se i dyshuari është Lorik Reçica rreth 30 vjeç.

Sipas burimeve, ngjarja kishte ndodhur më , rreth orës , në kyçjen e autostradës “ Arbër Xhaferi ”, në fshatin Babush i Muhaxherëve, ku zyrtarët policorë po kryenin detyrat zyrtare në vendin e një aksidenti trafiku. Rasti është trajtuar fillimisht si shënim zyrtar, ndërsa më , me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar zyrtarisht si vepër penale “ Kanosja ”.

Sipas kallëzimit të zyrtarit policor, Lorik Reçica e kishte penguar gjatë kryerjes së detyrës dhe e kishte kanosur me fjalët: “Me shtet nuk mundem me u shty dhe ti edhe po të hypesh në qiell nuk të lëshoj.” Me urdhër të Prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë penale për veprën “ Kanosja ”, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com