316 pacientë u trajtuan në QKUK për 24 orë

0%

Gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën Emergjente të QKUK-së janë trajtuar gjithsej 316 pacientë. Sipas shërbimeve, numri i pacientëve të trajtuar është si vijon: •Reanimacioni: 59 •Kirurgjia: 58 •Internistika: 73 •Ortopedia: 85 •Salla e Vogël: 21 Sipas natyrës së lëndimeve: •Persona të përfshirë në përleshje fizike: 2 •Persona të lënduar në aksidente trafiku: 34 Në njoftimin e QKUK thuhet se gjatë kësaj periudhe janë realizuar 38 pranime në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa janë raportuar edhe dy raste të vdekjes (exitus).

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com