Një 33-vjeçar nga Lipjani ka përfunduar në burg pas ekzekutimit të dy urdhëresave të gjykatës, me të cilat ishte dënuar me gjithsej 50 ditë burgim për dy vepra të ndryshme penale. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Lirim Kozhanin rreth 33-vjeçar, nga fshati Ribar i Madh i Lipjanit.
Sipas burimeve, ai është ndaluar pak pas mesnate, rreth orës të 4 gushtit, nga zyrtarët e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë. Verifikimet kanë treguar se ndaj tij ishin aktive dy urdhëresa për ekzekutimin e dënimit, të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan.
Me urdhëresën e parë, Kozhani ishte dënuar me 25 ditë burgim për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa me urdhëresën e dytë ishte dënuar me 25 ditë të tjera burgim për veprën penale “Shkelja e urdhrit mbrojtës”. Pas arrestimit, Lirim Kozhani është dërguar në Qendrën e Korrektuese, ku do të vuajë dënimin e shqiptuar nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
