Vera e nxehtë dhe e thatë merr jetë në Greqi e Francë, thatësi

0%

Vera me të nxehtë rekord dhe e thatësi e ka bërë të veten të hënën () nëpër Europë, ndërsa hidroplanët kanë hedhur ujë mbi një vatër të madhe zjarri në Greqi, derisa zjarrfikësit në Francë u përpoqën ta lokalizonin një vatër zjarri në Provence dhe pjesa më e madhe e Mbretërisë së Bashkuar regjistroi korrikun më të thatë për gati dy shekuj, ka raportuar të martën agjencia amerikane e lajmeve, AP .

Zjarret në perëndim të Athinës u dolën autoriteteve prej kontrolli një ditë pas përplasjes në ajër midis dy helikopterëve ku vdiqën dy anëtarë ekuipazhi. Një grek dhe një shtetas danez vdiqën dhe dy të tjerë u shtruan në spital pas përplasjes. Të katër ishin operatorë privatë të certifikuar nga shërbimi grek i zjarrfikësve.

Në Francë, zjarrfikësit në rajonin përreth qytetit Bordeaux u mbrojtën nga shpërthimet e mundshme brenda rrethit të një vatre zjarri që ende po digjej dhe kishte shtrirje katërfish më të madhe se hapësira territoriale e Parisit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një valë e zgjatur nxehtësie dhe mungesa e reshjeve rezultuan me korrikun më të thatë në Angli dhe Uells në gati 200 vjet prejse regjistrohen të dhënat meteorologjike, sipas statistikave të përkohshme, ka njoftuar të hënën shërbimi meteorologjik i Mbretërisë së Bashkuar. I gjithë Uellsi dhe më shumë se gjysma e Anglisë janë zyrtarisht në gjendje thatësie, ka njoftuar Zyra Meteorologjike.

Periudha e thatësisë u shoqërua me temperatura përvëluese në pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar, pas valëve të nxehtësisë në maj e qershor. Uellsi barazoi rekordin për temperaturën mesatare më të ngrohtë për korrikun, ndërsa Anglia dhe Mbretëria e Bashkuar regjistruan korrikun e dytë më të ngrohtë. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo