Shpërndaje në: Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e vetme nga tri opozitaret që i ka lënë të hapura “dyert e bashkëpunimit” me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për formim të institucioneve. Kryetari i saj do të takohet sot me Kurtin në takimin e dytë në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje për formimin e institucioneve.
Takimi i Lumir Abdixhikut me Kurtin pritet të mbahet me fillim prej orës . E partia fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit, VV, u ka dërguar ftesa një ditë më parë të tri partive tjera parlamentare shqiptare. Takimi menjëherë u refuzua nga Partia Demokratike dhe Aleanca.
“Duke iu referuar takimit tonë të datës dhe qëndrimit publik të PDK-së, ju rikonfirmoj se, në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë.
Presim që ju, në përputhje me përgjegjësitë që ju burojnë nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026, së bashku me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, të arrini marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja të vendit”, thuhet në përgjigjen që i ka kthyer kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
E në përgjigjen e kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, thuhet se kjo parti është e gatshme të japë kontributin e saj në formimin e institucioneve nëse në program qeveritar përfshihen gjashtë kushtet që ka vënë më parë, e që ajo i ka quajtur strategjike. Pjesëmarrjen në Qeveri e edhe takimin, Aleanca i ka përjashtuar si opsione.
Edhe Arbëri 15 dhj 2025 Rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira “Ne kemi vendosur gjashtë pika që besojmë se janë interes jetik për Kosovën dhe qytetarët e saj, ndërkohë nuk kemi marrë asnjë përgjigje direkte ose indirekte për to. Prandaj Aleanca nuk sheh fare arsye që të takohemi në këtë format”, thuhet në përgjigjen e Gjinit.
E zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, e ka konfirmuar se takimi i kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ditë më parë, në Kuvendin e LDK-së, në të cilin Abdixhiku u rikonfirmua kryetar, u mor edhe vendimi që i obligon deputetët e zgjedhur të kontribuojnë në formimin e institucioneve të reja të shtetit dhe të veprojnë konform secilit vendim të strukturave. Para Kuvendit partiak, disa deputetë të zgjedhur të LDK-së i patën kundërshtuar bisedimet e Abdixhikut me Kurtin.
E para këtij kuvendi, Abdixhiku pati takimin e parë me Kurtin. Të dy u shprehën optimistë për vazhdimin e bisedimeve. Megjithatë, negociatat u pezulluan për shkak të Kuvendit të LDK-së. Vetëvendosje i ka 53 deputetë, ndërsa LDK-ja 18. Si e vetme, vetëm me votat e komuniteteve joshumicë, VV-ja mund të formojë shumicën për Qeverinë dhe Kuvendin.
Por për presidentin duhen 80 deputetë në sallë në dy rundet e para. Konstituimi i Kuvendit është planifikuar për 6 gusht. Edhe Arbëri 12 jan 2026 Zgjimi i popullit më 1990: Me dy gishta për liri … Me konstituimin e Kuvendit, nis rrjedhja e afateve për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, por edhe për zgjedhjen e presidentit.
Për pasardhësin e Vjosa Osmanit, deputetët e legjislaturës së re do të kenë 60 ditë kohë nga dita e konstituimit të Kuvendit.
