DJ dhe producenti amerikan, Seth Troxler, ka reaguar pas paraqitjes së tij në Sunny Hill Festival, duke ndarë emocionet dhe mirënjohjen për përvojën e tij në Kosovë. Përmes një postimi në Instagram, Troxler ka falënderuar Dua Lipën, organizatorët e festivalit dhe ekipin e Sunny Hill për ftesën, duke vlerësuar atmosferën dhe energjinë e krijuar gjatë festivalit.
“Faleminderit Dua Lipa, Sunny Hill Festival për atë energji të Ballkanit! Një falënderim i madh për Dua Lipën, Dukagjinin dhe ekipin që më ftuan”, ka shkruar ai. Foto: Instagram DJ amerikan ka ndarë gjithashtu emocionet për një dhuratë të veçantë që ka marrë gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, një palë atlete të personalizuara të markës Vans, të krijuara enkas për të.
Paraqitja e Seth në Sunny Hill Festival ishte një nga momentet e rëndësishme të skenës elektronike, ndërsa reagimi i tij pas festivalit ka treguar vlerësimin për atmosferën dhe pritjen që ka marrë në Prishtinë. Seth ndërkaq performoi në natën e parë të festivalit për rreth dy orë, në pjesën C4.
Për pritjen madhështore bëri një reagim edhe Katy Perry, duke e cilësuar si magjike dhe me një falënderim për gjithë publikun.
