Vdes një 41-vjeçar nga Salvadori në qendrën e ndalimit të emigrantëve

0%

Një 41-vjeçar nga Salvadori ka vdekur në qendrën e ndalimit të emigrantëve Delaney Hall në New Jersey, ka konfirmuar Shërbimi Amerikan për Emigracion dhe Dogana. Sipas autoriteteve, Edwin Lopez-Cornejo pësoi një emergjencë shëndetësore dhe u dërgua në spital, ku më pas ndërroi jetë. Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.

Familjarët dhe organizatat për të drejtat e emigrantëve pretendojnë se ai vuante nga disa sëmundje kronike dhe nuk kishte marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ngjarja ka nxitur protesta dhe kërkesa për hetim, ndërsa është vdekja e dytë në këtë qendër brenda tetë muajve.

Burimi: Bota Sot