Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të zhvillojnë sot një takim në Kuvendin e Kosovës, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për konstituimin e institucioneve shtetërore. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa. “Po, nesër në në Kuvendin e Kosovës”.
Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza e refuzoi ftesën e Kurtit për takim, duke i shkruar në një letër se kanë vendosur të qëndrojnë në opozitë. Kryetari i PDK-së shkroi se presin që LVV-ja dhe partitë e tjera të arrijnë marrëveshje për krijimin e institucioneve.
Kurti sot i dërgoi ftesë për takim edhe kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, i cili në një përgjigje në letër i tha kryeministrit në detyrë se nuk sheh “ fare arsye ” për takim me të.
Në një letër që Gjini ia dërgoi Kurtit si përgjigje ndaj ftesës për takim, ai shkruan se Aleanca nuk ka “ kurrfarë interesi ” për t’u bërë pjesë e qeverisë së re, ndërkaq shton se për themelimin e institucioneve mund të ndihmojnë, në rast se LVV-ja pranon gjashtë kërkesat e tyre. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
