“Shoku im i ngushtë”, Selin Bollati i bën dedikimin e veçantë Gimbos

0%

Selin Bollati ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta me DJ Gimbon përmes InstaStory, duke shprehur edhe një herë afërsinë dhe dashurinë që kanë për njëri-tjetrin. Në fotografitë e publikuara, dyshja shfaqen së bashku, derisa Selin ka zgjedhur një dedikim të veçantë. “Je shoku im i ngushtë”, ka shkruar ajo krahas postimit duke treguar raportin e afërt që kanë krijuar.

Foto: Instagram Edhe pas përfundimit të aventurës së tyre në Big Brother VIP Albania 5, Selin dhe DJ Gimbo kanë vazhduar të jenë pranë njëri-tjetrit dhe të ndajnë momente që dëshmojnë lidhjen e fortë mes tyre. Postimet e fundit kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët vazhdojnë të komentojnë për marrëdhënien dhe afërsinë e dyshes jashtë shtëpisë së famshme.

Ata nisën romancën brenda formatit, por që jashtë është bërë edhe më e fortë. Kjo dëshmon se lidhjet brenda nuk krijohen vetëm për lojë, siç potencohet dhe ka aludime vazhdimisht.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi