Luftëtari i UFC-së vdes pasi pësoi një atak në zemër në gjumë

0%

Bota e arteve marciale është goditur nga një lajm i trishtueshëm. Luftëtari brazilian i MMA-së, Allan Nascimento, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, pasi pësoi një atak në zemër. Lajmi për vdekjen e tij u publikua nga faqja zyrtare e UFC-së dhe sipas informacioneve të disponueshme, Nascimento vdiq në gjumë.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipit mjekësor, mjekët nuk arritën t’i shpëtonin jetën. “Këtë mëngjes, të hënën, më 3 gusht, i dashuri ynë Allan Nascimento u gjet pa shenja jete pasi pësoi një atak në zemër gjatë gjumit. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, ai u shpall i vdekur në vendngjarje”.

“Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjen, miqtë, shokët dhe të gjithë ata që e donin Allanin”, thuhet në deklaratë. Gjatë karrierës së tij në UFC, Nascimento zhvilloi gjashtë ndeshje dhe arriti katër fitore, ndërsa në MMA pati një rekord prej 22 fitoresh dhe 7 humbjesh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai debutoi në organizatën më të fortë MMA në botë kundër Tagir Ulanbekov, pas së cilës shënoi fitore ndaj Jake Hadley, Carlos Hernandez, Jafela Filho dhe Cody Durden. Paraqitja e tij e fundit ishte në qershor të këtij viti, kur u mposht nga Mitch Rapos me vendim të ndarë të gjyqtarëve.

Edhe pse nuk ishte ndër yjet më të mëdhenj të UFC-së, Nascimento njihej si një luftëtar në ngritje dhe konsiderohej një nga përfaqësuesit më të mirë të kategorisë së peshave të lehta.

Burimi: Telegrafi