Shpërndaje në: Analisti politik, Ben Andoni, e ka vlerësuar si veprim të mirë marrëveshjen për hapjen e konsullatës së Shqipërisë në Bujanoc. Të hënën në “Interaktiv” të KTV-së, Andoni ka thënë se hapja e kësaj zyreje do të ndihmonte në situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Duke e njohur mirë situatën e shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, po mendoj që është në veprim i mirë i autoriteteve shqiptare.
Këtë zyrë mendoj se duhet ta drejtojë një qytetar i Kosovës, kjo do të ishte gjëja më e mirë sepse shqiptarëve të këtyre vendeve u duhet patjetër ta kenë një zyrë institucionale shqiptare që të kenë flamurin shqiptar institucionalisht aty”, ka thënë ai. Sipas tij kritika që është bërë në lidhje me këtë cëshje “nuk ka arsye logjike”.
Andoni ka shtuar se kjo marrëveshje flitet që në vitin 2014, por për shkak të problematikave të pafundme mes dyja vendeve e më pas edhe për çështjen e Kosovës, kanë hezituar ta paraqesin.
