Sezoni i ri futbollistik nuk sjell vetëm përforcime dhe pritshmëri të mëdha në fushë, por edhe prezantimin e fanellave të reja, të cilat çdo vit marrin vëmendjen e tifozëve në mbarë botën.
Prodhuesit më të njohur sportivë kanë zgjedhur këtë verë të ndërthurin elementet klasike me dizajne moderne, duke sjellë fanella që në shumë raste i bëjnë homazh historisë së klubeve, ndërsa në raste të tjera eksperimentojnë me ngjyra dhe detaje krejtësisht të reja.
Portali Tribuna ka përzgjedhur 20 fanellat më të bukura nga pesë kampionatet kryesore evropiane për sezonin 2026/27, duke i renditur sipas pamjes dhe origjinalitetit të dizajnit. Në listë bëjnë pjesë klube nga Liga Premier , La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1, duke konfirmuar se gara për fanellën më të bukur është po aq interesante sa ajo në fushën e blertë. 20. Parma — mysafir 19.
Augsburg — vendas 18. Strasbourg — mysafir 17. Como — vendas 16. Coventry City — vendas 15. Bayern Munich — vendas 14. Manchester United — mysafir 13. Bayer Leverkusen — mysafir 12. AC Milan — mysafir 11. Juventus — mysafir 10. Paris Saint-Germain — vendas 9. Lyon — fanella e tretë 8. Barcelona — vendas 7. AS Roma — mysafir 6. Napoli — vendas 5. Arsenal — mysafir 4. Liverpool — vendas 3.
Real Madrid — mysafir 2. Real Betis — mysafir 1. Sunderland — mysafir / Telegrafi
