Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur: Në Jabukë janë gjetur dhe

0%

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar në orët e vona të së hënës, , se kanë vazhduar gërmimet vlerësuese në lokacionet e varreve masive në fshatrat Kalludër dhe Jabukë të komunës së Zubin Potokut.

Sipas njoftimit, për shkak të specifikave të terrenit, aktivitetet e së hënës janë përqendruar në lokacionin e Jabukës së Vogël, ku gjatë gërmimeve janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të katër personave. Vlerësimet fillestare sipas Komisionit, tregojnë se ato u përkasin viktimave të zhdukjes me forcë gjatë luftës.

“Në ditët në vijim do të vazhdojnë gërmimet vlerësuese në lokacionin e varrit masiv në Kalludër, ku janë zhvilluar punime edhe gjatë javës së kaluar, si dhe në çdo lokacion tjetër të shënjuar dhe në adresim të çdo informacioni që mund të kontribuojë në ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës”- thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Gjatë gërmimeve të zhvilluara sot në Jabukë të Vogël janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të katër (4) personave, që sipas vlerësimeve fillestare, u përkasin viktimave të zhdukjes me forcë gjatë luftës”- bën të ditur Komisioni.

Komisioni njofton se mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme mjekoligjore, përfshirë identifikimin përmes analizës së ADN-së.

“Gërmimet në terren dhe zhvarrimet e mbetjeve mortore janë kryer nga ekspertët mjekoligjorë të Institutit për Mjekësi Ligjore, përfshirë ekspertët e EULEX-it të angazhuar në kuadër të IML-së, me përkrahjen e Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës të Policisë së Kosovës, njësive të tjera përkatëse policore, institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, Shoqatës për Kërkim-Shpëtim dhe Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur”- thuhet tutje në komunikatë.

Ndërkohë, edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla , ka dalë në vendin ku është zbuluar një varrezë e re masive në Jabukë të Zubin Potokut, ku ka bërë të ditur se deri tani janë nxjerrë katër trupa.

Sveçla tha se trupat dyshohet se janë ekzekutuar dhe më pas janë vendosur në një gropë qereçi, ndërsa ekipet e hetimit, forenzikës dhe Mjekësisë Ligjore të Republikës së Kosovës janë duke vazhduar punën për dokumentimin e rastit. “Sa erdha nga lokacioni ku është zbuluar një varrezë e re masive. Deri tani janë zbuluar katër trupa, ku pas ekzekutimit janë futur në një gropë qereçi.

Ekipet e hetimit, forenzika dhe Mjekësia Ligjore e Republikës së Kosovës janë duke bërë punën e tyre si është më së miri”- ka deklaruar Sveçla. Ai ka theksuar se hetimet për përgjegjësit e këtij krimi do të vazhdojnë, duke thënë se institucionet nuk do të ndalen deri në zbardhjen e fatit të të gjithë personave të pagjetur.

Më Prokuroria Speciale kishte kërkuar që në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut të fillonin gërmimet mbi dyshimin për një varrezë masive me mbetje mortore të viktimave nga lufta e fundit në Kosovë. Në lidhje me këtë fillimisht janë arrestuar dy persona . Ndërkaq edhe një i dyshuar tjetër u arrestua nga Policia e Kosovës më si i dyshuar për krime lufte.

Nga njoftimi i Prokurorisë Speciale të datës , procesi i gërmimeve në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut është akoma në fazën e hetimeve. Zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Arbnora Luta, në një deklarim për media më tha se deri më tani janë lëshuar mbi 10 urdhra për zhvarrosje në kuadër të verifikimeve hetimore që po zhvillohen në këtë lokacion.

Megjithatë, ajo thekson se është ende herët për të folur për rezultatet e gërmimeve apo për numrin e mundshëm të personave që mund të jenë varrosur në këtë lokacion.

Burimi: Kallxo