Zyrtare: Nedim Bajrami kalon te klubi saudit Al Taawoun

0%

Nedim Bajrami ka mbyllur aventurën e tij te Rangers. Mesfushori shqiptar është larguar nga klubi skocez dhe është transferuar te Al Taawoun në Arabinë Saudite, me marrëveshjen që tashmë është finalizuar. Klubi saudit ka zyrtarizuar afrimin e reprezentuesit shqiptar, si huazim me të drejt blerje.

Nëse realizohet blerja, ai do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare që do ta mbajë në Saudi Pro League deri në vitin 2029.

Rangers pritet të përfitojë rreth 3 milionë euro nga shitja e Bajramit, i cili bëhet një tjetër lojtar që largohet nga “Ibrox” gjatë këtij afati kalimtar. من القمم الألبانية العاتية إلى قلب بريدة؛ نديم وصل 🤩💛 #نحن_الذئاب | #بايرامي_تعاوني pic.twitter.com/ub93Jbd4Aw — نادي التعاون السعودي (@AltaawounFC) August 3, 2026 Klubi saudit i njohur si Ujqërit, e ka prezantuar Bajramin me nofkën “Magjistari”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bajrami, 27-vjeçar, iu bashkua Rangersit nga Sassuolo në verën e vitit 2024, por nuk arriti të linte gjurmën e pritur në futbollin skocez. رحلة الساحر “بايرامي” 🪄 مسيرة وأرقام 🔎📊 #نحن_الذئاب | #بايرامي_تعاوني pic.twitter.com/HjcJ2ninTp — نادي التعاون السعودي (@AltaawounFC) August 3, 2026 Edhe pse pati disa paraqitje pozitive, aventura e tij në Glasgow vlerësohet si një tjetër transferim që nuk rezultoi plotësisht i suksesshëm për klubin. من قمم الجبال 🇦🇱⛰️ إلى معقل الذئاب 🐺👏 pic.twitter.com/teXnp0Kdlc — نادي التعاون السعودي (@AltaawounFC) August 3, 2026

Burimi: Telegrafi