Dielli i “Sunny Hillit” në zenit me DJ Martin Garrixin

0%

Nga: Besartë Elshani Shpërndaje në: Në një skenar të thjeshtë, nata e fundit e një festivali do të linte diellin të perëndojë dhe ta përmbyllte edhe një edicion. Por kjo nuk vlen për “Sunny Hillin”. DJ Martin Garrix i është rikthyer kësaj ngjarjeje të cilën e ngriti në zenit edhe tetë vjet më parë kur “Sunny…” sapo kishte nisur të lindte.

Njësoj si atëherë edhe tash, nata finale qe një spektakël që vazhdon të shkëlqejë edhe kur përfundon Mbyllja e edicionit të sivjetmë “Sunny Hill Festival” i është besuar Martin Garrixit, DJ-it dhe producentit holandez që tetë vjet më parë kishte qenë një prej emrave kryesorë të edicionit inaugurues të festivalit në Parkun e Gërmisë.

Kthimi i tij në Prishtinë ka shërbyer si kulmim i një fundjave që, sipas organizatorëve, ka mbledhur rreth 100 mijë vizitorë nga 60 vende të botës, duke e përmbyllur festivalin me ritmet e muzikës elektronike, produksion të madh skenik dhe atmosferën spektakolare që është bërë tashmë pjesë e identitetit të “Sunny Hillit”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Flakët, tymi, dritat dhe efektet vizuale kanë dominuar skenën kryesore në Bërnicë të Poshtme, ndërsa Garrix, besnik i stilit të tij, ka lënë muzikën të flasë më shumë sesa fjalët. Ai është ndalur vetëm në pak raste për t’iu drejtuar publikut. “Mirëmbrëma Prishtinë!

Si po kaloni?”, ka thënë ai në nisje të performancës, përpara se diku nga mesi i saj t’u kërkojë të pranishmëve: “Nëse keni një telefon celular ose drita, tregojuni atyre prapa që dritat u janë fikur. Ngrini dritat lart”. Këtë e kishte bërë edhe në vitin 2018, dhe fotografia prej atij momenti do të bëhej njëri prej imazheve kryesore të “Sunny Hillit” që po lindte.

Asokohe 22-vjeçar, Garrix pas debutimit në Prishtinë, në rrjetin social “Instagram” do të publikonte fotografinë me imazhin e bukur në sfond. “Faleminderit ‘Sunny Hill Festival’, çfarë nate e veçantë”, do të shkruante ai për koncertin e së dielës së 12 gushtit të vitit 2018. Edhe në rikthimin e tij ka pasur momente të ngjashme.

Setin e ka vazhduar pa ndërprerje, duke sjellë repertorin e ndërtuar mbi hitet që e kanë bërë një prej figurave më të rëndësishme të muzikës elektronike bashkëkohore. Në skenë është rikthyer artisti që për më shumë se një dekadë ka qenë ndër emrat dominues në industrinë muzikore.

Fitues pesë herë i titullit “DJ Nr. 1 në botë” nga revista “DJ Mag”, Martin Garrix nuk ka dalë asnjëherë jashtë pesëshes së DJ-ve më të mirë në botë që prej vitit 2016.

Karriera e tij është ndërtuar mbi disa prej këngëve më të njohura të muzikës dance, si “Animals”, “In the Name of Love” me Bebe Rexhën dhe “Scared to Be Lonely”, bashkëpunimi me Dua Lipën që e afroi edhe më shumë me publikun shqiptar. Pikërisht kjo histori me festivalin dhe popullariteti që gëzon në Kosovë e bënë rikthimin e tij një prej momenteve më të pritura të këtij edicioni.

Edhe Kulturë 1 gus 2026 Atmosfera drejt kulmit në natën e dytë të “Sunny Hillit” Martin Garrix ka dhuruar një performancë që do të mbahet mend gjatë si një shpërthim total i energjisë elektrizuese. Si ‘headliner’ kryesor i natës përmbyllëse, Garrix ka mbledhur para skenës turmën më të madhe të të gjithë festivalit. Seti i Garrixit qe ndërthurje mjeshtërore e melodive.

Publiku ka përjetuar udhëtim intensiv përmes hiteve të tij globale. Kulmi i setit të tij ka shpërthyer me performancë fishekzjarrësh që ndriçuan qiellin e shtëpisë së Festivalit. Tash e tre edicione, shtëpia e përhershme e “Sunnyt…” është Bërnica e Poshtme, në tokën prej 16.9 hektarësh për 99 vjet, një episod që u bë shkak edhe përplasjesh politike.

Më vitin 2022 qe bërë zhurmë e madhe edhe politike. Më pas organizatorët e festivalit paralajmëruan mosmbajtjen e edicionit të atij viti e edhe zhvendosjen në Tiranë. Pushteti lokal me atë qendror qenë akuzuar mes vete shkaku i ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit të Komunës për dhënien e pronës në shfrytëzim.

Më pas festivali po atë vit mbajti edicionin në Gërmi sikurse në vitet paraprake. Po ashtu një tjetër edicion në Tiranë. Kurse më “Sunny Hill” njoftoi se nuk do të ketë edicion pasi po bëhen gati për vitin 2024. Por kjo është një tjetër histori. Spaktakli i DJ Martin Garrix dhe nata finale, për shumë prej të pranishmëve ishin kulmi artistik i festivalit.

“Ka qenë një prej performancave më të fuqishme që kam parë ndonjëherë në Kosovë. Martin Garrix e ka mbajtur publikun në këmbë nga fillimi deri në fund. ‘Sunny Hill’ po dëshmon se mund të sjellë artistët më të mëdhenj dhe të ofrojë një përvojë që nuk ka asgjë më pak se festivalet më të njohura evropiane”, ka thënë Ardian Krasniqi, njëri prej vizitorëve.

E, siç ndodh me shumicën e festivaleve të përmasave të mëdha, përvoja e publikut nuk është kufizuar vetëm te koncertet. Larissa Sinclair nga Kalifornia, e cila jeton në Prishtinë dhe ka përjetuar nga afër festivale si “Burning Man” në Nevada dhe “Coachella” në Kaliforni, e ka vlerësuar organizimin e përgjithshëm të festivalit, duke e parë atë në raport me ngjarje shumë më të mëdha ndërkombëtare.

“Jam person i vështirë për t’u pyetur, sepse kam qenë në ‘Burning Man’ dhe jetoj afër ‘Coachella’-s, festivalit që zhvillohet atje, dhe duhet të them që për Kosovën logjistika ishte shumë e mirë. Por si çdo festival, do të ketë vonesa, do të ketë radhë të gjata për të hyrë, por mendoj se atmosfera brenda më pëlqeu”, ka thënë ajo.

Edhe Kulturë 3 kor 2026 “Sunny Hill” zbulon programin e plotë, Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore Megjithatë, sipas saj, festivali ka nxjerrë në pah edhe një paradoks: ndërsa ka tërhequr një numër të madh turistësh, pjesëmarrja e publikut vendor i është dukur më e vogël. “Në Amerikë kushton rreth një mijë dollarë qasja në festival.

E di që këtu është shumë shtrenjtë për vendasit. Dhe kjo ishte edhe përshtypja ime, që ishte shumë e çuditshme të shihje sa shumë vendas nuk mund ta përballonin. Ose thjesht nuk është as në interesin e tyre. Fatkeqësisht vendasit sivjet nuk kanë qenë të dukshëm në ngjarje, ka turq dhe vizitorë nga gjithë bota. Për mendimin tim ka pasur më pak vendas”, ka thënë ajo.

Sinclair ka folur edhe për ndikimin që festivali pati në jetën e qytetit gjatë fundjavës. “Janë shumë të huaj edhe në qytet dhe ata duhet të përballen me faktin që nuk mund të gjejnë taksi. Si hoteli ku po qëndroja. Një vajzë që nuk po vinte këtu më tha se nuk mund të gjente një taksi të premten, sepse të gjithë po shkonin në ‘Sunny Hill’.

Pra, kjo ndikon në jetën e njerëzve këtu”, ka deklaruar ajo. Sa i përket programit artistik, Sinclair ka thënë se emocionin më të madh ia kanë sjellë artistët vendorë. “Isha e emocionuar më së shumti për MC Kreshën dhe Lyrical Son. Kam jetuar këtu. Ato këngë të tyre, ai album, ishin si kolona zanore e jetës sime këtu. Kështu që isha shumë e lumtur t’i shihja.

Dhe pastaj, nuk e di, Katy Perry thjesht nuk më impresionoi. Për mua është shumë e rëndësishme që të ketë më shumë artistë shqiptarë në programin e festivalit”, ka thënë ajo.

Sipas të dhënave të organizatorëve, edicioni i kaluar i festivalit ka gjeneruar mbi 22 milionë euro të ardhura vetëm për ekonominë e Prishtinës, ndërsa gjatë javës së festivalit pothuajse të gjitha kapacitetet akomoduese në vend u rezervuan.

Në të njëjtën kohë, festivali vazhdon të forcojë profilin e tij ndërkombëtar, duke u renditur ndër dhjetë festivalet më të mira evropiane në kategorinë “Mid-Sized Festival” të “European Festival Awards”. Ka qenë viti 2018, kur “Sunny…” do ta shkundte Prishtinën për herë të parë.

Edhe Kulturë 12 o. më parë Kërcimet nga Ura e Fshajtë, “Ditët e Shqiptarit” ruan traditën mbi 70 vjet të vjetër të garës “Për 48 orë imazhi i një shteti të izoluar u përmbys. Dua Lipa e Action Bronson gërshetuan duart për ta lartësuar shqiponjën në një skenë gjigante. Kënduan në shtëpi për t’ia vënë themelet e festivalit të titulluar sipas një lagjeje në kryeqytet.

Nëpërmjet tyre bota e pa një tjetër Prishtinë e një tjetër Kosovë. Energjia e spektaklit të përmasave botërore u shpërnda në 41 hektarë të Parkut të Gërmisë”, do të shkruante “Koha Ditore” për festivalin treditor. Fotografia nga performanca e DJ Martin Garrixit në “Sunny Hill”, më që u bë imazh i atij edicioni Organizatorët do të mburreshin se janë shitur 10 mijë prej 12 mijë biletave.

“Të gjitha biletat janë shitur. Ju falënderojmë nga zemra për mbështetjen”, thuhet në mesazhin e publikuar nga “Sunny Hill”, do të njoftonte “Sunny Hilli” në ditën e parë të edicionit të sivjetmë. Shifrat janë larg më të mëdha. Por përtej shifrave, ishte një pyetje që shtrohej zëshëm asokohe.

Qe ajo që e bëri edhe prestigjiozja amerikane “The New York Times”: A mundet festivali i muzikës ta bëjë Kosovën “cool”? “Dukagjin Lipa duhej ta organizonte festivalin për një arsye, thekson vetë ai. ‘Për më shumë se pesëdhjetë vjet ka pasur një përshtypje të gabuar për Kosovën. Nuk është ajo çfarë lexoni’.

Në mendjen e shumëkujt, thekson ai, imazhi i Kosovës ende formësohet prej luftës në fund të viteve nëntëdhjetë, ku kryengritësit shqiptarë etnikë luftuan për pavarësi nga Serbia dhe prej krizës së refugjatëve”, shkruante NYT. Përgjigjja u dha atë vit, në dhjetëvjetorin e Kosovës shtet. Pyetje si këto nuk shtrohen më. Edicioni i sivjetmë qe përgjigjja që tashmë dihet.

Burimi: Koha