Një mosmarrëveshje për ndarjen e pasurisë brenda një familjeje në Podujevë ka përfunduar me arrestimin e një 37-vjeçari, i cili dyshohet se kanosi nënën e tij dhe dëmtoi inventarin e lokalit familjar. Sinjali mëson se i dyshuari është V. B. ndërsa viktimë I.B rreth 73-vjeçare.
Sipas burimeve, rasti është raportuar në orët e para të mëngjesit të 3 gushtit, rreth orës , në rrugën “19 Qershori” në Podujevë. Viktima ka deklaruar para Policisë se djali i saj fillimisht e ka kanosur, e më pas ka thyer disa gjësende në lokalin e tyre familjar.
Gjatë intervistimit, ajo ka pohuar se kjo nuk ishte hera e parë që përballej me sjellje të tilla, duke pretenduar se djali i saj e ka kanosur vazhdimisht dhe se konfliktet lidhen me kërkesën e tij për ndarjen e pasurisë familjare.
Nga ana tjetër, V.B i intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ka mohuar se e ka kanosur nënën e tij, por ka pranuar se ka thyer disa sende në lokalin familjar. Pas përfundimit të procedurave policore, viktima është kthyer me vullnetin e saj në banesë.
Me aktvendim të Prokurores së Shtetit, ndaj Venhar Blakut është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
