Kjo bukuroshe befason: Më kanë shkruar në privat një lojtar dhe një

0%

Raissa Bellini, aktorja italiane e filmave për të rritur që u bë virale gjatë Kupës së Botës falë veshjeve të saj provokuese në tribuna, ka trazuar së fundmi rrjetin.

Ajo pretendon se gjatë turneut mori mesazhe private nga një futbollist i Juventusit, si edhe nga një trajner pjesëmarrës në Kupën e Botës. 37-vjeçarja, ish-stjuardesë në superjahtet luksoze, ndryshoi rrënjësisht karrierë në vitin 2025, duke hyrë në industrinë e filmave për të rritur, ku fitoi shpejt popullaritet.

Edhe pse Italia nuk ishte pjesë e Kupës së Botës, Bellini ndoqi nga afër disa ndeshje në Miami, qytetin ku jeton aktualisht. Prania e saj në stadiume u komentua gjerësisht në rrjetet sociale dhe, sipas saj, tërhoqi vëmendjen edhe të njerëzve të futbollit. “Kam marrë disa mesazhe. Më vonë zbulova se njëri prej personave që më kishte shkruar ishte futbollist i Juventusit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më kontaktoi edhe një trajner”, tha Bellini. Ajo shtoi se nuk e kishte parashikuar gjithë jehonën që do të krijonin paraqitjet e saj. “Shkova thjesht për të shijuar ndeshjet. Reagimi i njerëzve ishte i jashtëzakonshëm. Filluan të më ndiqnin në rrjetet sociale, të bisedonin me mua gjatë ndeshjeve dhe shumë prej tyre më pyesnin nëse do të isha edhe në takimin e radhës”.

Bellini numëron rreth 1.5 milionë ndjekës në dy llogaritë e saj në “Instagram”. Në mungesë të Italisë, ajo mbështeti disa kombëtare të ndryshme, duke pranuar se kishte simpati për Kepin e Gjelbër, Anglinë dhe Spanjën.

Burimi: Bota Sot