Liverpooli ofroi 100 milionë euro për Barcolan – PSG e refuzoi

0%

Liverpooli ka nisur ofensivën për transferimin e yllit të Paris Saint-Germainit, Bradley Barcola, por është përballur menjëherë me refuzimin e kampionëve të Francës.

Sipas raportimeve të Foot Mercato, klubi anglez ka paraqitur një ofertë që kalon shifrën e 100 milionë eurove për sulmuesin francez, por PSG nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës. Parizienët thuhet se kërkojnë rreth 170 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit.

Megjithatë, negociatat mes dy klubeve kanë nisur dhe mbetet mundësia që ky të shndërrohet në një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere. Barcola konsiderohet prioriteti kryesor i Liverpoolit për repartin ofensiv, teksa klubi po përgatitet për ndryshime të mëdha në sulm. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, kontaktet zyrtare mes Liverpoolit dhe PSG-së kanë filluar të hënën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe pse oferta e parë u refuzua, drejtuesit e “The Reds” shpresojnë se ajo do të shërbejë si pikënisje për negociata të mëtejshme. Liverpooli gati ta “thyejë bankën” për yllin e PSG-së Raportohet se edhe vetë Barcola është i hapur për një transferim në “Anfield”.

Përfaqësuesit e tij kanë zhvilluar tashmë bisedime me klubin anglez, ndërsa lojtari besohet se dëshiron një rol më të rëndësishëm, pasi në dy sezonet e fundit shpesh është aktivizuar nga stoli në ndeshjet më të rëndësishme të PSG-së.

Një tjetër arsye që ka shtuar spekulimet është fakti se Barcola ka refuzuar ofertën e PSG-së për rinovimin e kontratës, edhe pse marrëveshja aktuale e lidh atë me klubin deri në verën e vitit 2028. Sulmuesi francez zhvilloi një sezon të shkëlqyer, duke realizuar 13 gola dhe shtatë asistime në 49 paraqitje me PSG-në.

Ai shkëlqeu edhe në Kupën e Botës 2026, ku shënoi tre gola dhe dha një asist me Francën, duke konfirmuar statusin e tij si një nga talentet më premtues të futbollit evropian.

Burimi: Telegrafi