Pamela Anderson shkëlqen si dikur: Në moshën 59-vjeçare rikthen

0%

Ikona e “Baywatch” u shfaq krejt ndryshe në kopertinën e Vogue Australia , duke rikthyer elegancën dhe sharmin që e bënë të famshme Pamela Anderson ka dëshmuar edhe një herë se di të përshtatë stilin e saj me çdo rast. Edhe pse vitet e fundit është bërë e njohur për paraqitjet pa grim dhe për veshjet minimaliste, për kopertinën e revistës Vogue Australia ajo vendosi t’i rikthehet glamurit.

Aktorja, e cila prej disa vitesh promovon bukurinë natyrale, u shfaq me një fustan transparent në nuancë nude dhe me një grim elegant, ku binte në sy vijëzimi i zi i syve – një element karakteristik i pamjes së saj ikonike në vitet ’90. Pamela ka ndryshuar ndjeshëm stilin e saj vitet e fundit.

Në vend të veshjeve provokuese që e bënë të famshme gjatë periudhës së serialit “Baywatch” , ajo zgjedh gjithnjë e më shpesh krijime elegante haute couture dhe prerje të thjeshta që nxjerrin në pah finesën. Megjithatë, për raste të veçanta, ajo nuk heziton të eksperimentojë, transmeton Telegrafi. “Prej disa kohësh preferoj një pamje shumë natyrale dhe ndihem mirë me të.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por kjo është kopertina e Vogue . Sigurisht që do të vendos grim dhe do të argëtohem pak,” është shprehur Anderson. Me këtë paraqitje, aktorja dëshmon se mund të kalojë me lehtësi nga një stil minimalist në një pamje plot glamour, pa humbur autenticitetin që e ka karakterizuar vitet e fundit.

Burimi: Telegrafi