Një grua e kërkuar nga drejtësia është arrestuar paraditen e së dielës në qendër të Prishtinës, në zbatim të një urdhër-arresti aktiv të lëshuar nga Gjykata. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Fatmire Shala rreth 40-vjeçare.
Sipas burimeve, rreth orës , njësitë policore për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Qendra e kanë lokalizuar dhe ndaluar Fatmire Shalën në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ndaj saj ishte në fuqi një urdhër-arrest aktiv për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, e paraparë me nenin 314 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Pas konsultimit me gjyqtarin kompetent, është urdhëruar që e dyshuara të dërgohet në mbajtje dhe të paraqitet nesër në orën para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku do të mbahet seanca lidhur me rastin. Me vendim të gjykatës, Fatmire Shala është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj, ndërsa procedurat ligjore ndaj saj do të vazhdojnë në gjykatë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
