Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar se sot, më , rreth orës në repartin e Emergjencës janë pranuar 15 persona të lënduar, pothuajse në të njëjtën kohë, si pasojë e tri aksidenteve të ndryshme të trafikut të ndodhura në Mrasor, Gjakovë dhe Rahovec. Sipas njoftimit, tre persona janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim të mëtejmë.
Një grua shtatzënë është pranuar në Repartin e Gjinekologjisë, ndërkaq katër persona janë liruar për trajtim në shtëpi. “Gjithsej të pranuar në Repartin e Emergjencës: 15 persona; Të transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë: 3 pacientë; Të pranuar në Repartin e Ortopedisë: 5 pacientë; Të pranuar në Repartin e Kirurgjisë: 1 pacient; E pranuar në Repartin e Gjinekologjisë (paciente shtatzënë): 1 paciente; I pranuar në Repartin e Pediatrisë për trajtim të mëtejmë: 1 fëmijë; Të liruar për trajtim në shtëpi: 4 pacientë”- thuhet në njoftim.
Spitali thot se të gjithë pacientët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë trajtuar në përputhje me protokollet mjekësore në fuqi.
