Zjarr në apartamentin në plazhin e Golemit, gjashtë persona

0%

Një zjarr ka rënë në një nga apartamentet e shumëkatëshit në një kompleks turistik në plazhin e Golemit. Burime nga shërbimi zjarrfikës për gazetaren e Top Channel, Vali Qyrfyçi, bëjnë me dije se nuk ka të lënduar. Rreth orës , në katin e 9-të të një pallati, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ka rënë zjarr në një apartament në pronësi të shtetasit E. Sh.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të MZSH-së. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt elektrik, teksa tymi dhe flakët janë dalluar edhe nga distanca. Sipas të dhënave paraprake, 6 shtetas janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kanë shfaqur vështirësi në frymëmarrje si pasojë e tymit.

Ata janë jashtë rrezikut për jetën. Zjarri është shuar dhe situata është vënë nën kontroll, por turistët e banorët nuk po lejohen ende të kthehen ende në apartamentet e dhomat e tyre. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot