Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel urgjent për

0%

Pas paralajmërimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për periudhën me temperaturat e larta, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) lëshon këtë apel urgjent për rritjen e vigjilencës dhe kujdesit të shtuar nga të gjithë qytetarët, me theks të veçantë tek fermerët dhe bujqit.

Në këto kushte klimatike, rreziku nga shpërthimi dhe përhapja e shpejtë e zjarreve në fusha dhe pyje vleresohet e lartë, me potencial në rritje të rrezikut.

Përtej masava të ndërmarra me kapacitete në dispozicion, dhe koordinim me të gjitha institucionet e shtetit, AME-ja kërkon zbatimin e rreptë të masave parandaluese, si në vijim: Për Fermerët, Bujqit dhe Blegëtorët: Ndalohen rreptësisht zjarrvëniet në ara pas të korrave, ndalohet rreptësisht djegia e kashtës, mbetjeve korrëse dhe vegjetacionit nëpër ara për arsye të “ashtuquajturës pastrimi për të mbjellat e radhës”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministria e Bujqësisë dhe pylltarisë dhe zhvillimit rural, është në gatishmëri për situatë dhe po përcjellë paralajmërimin me vigjilencën e shtuar. Kujdes me makineritë: Kontrolloni sistemet e shkarkimit të gazrave (mbyllësit e shkëndijave) te kombajnat dhe traktorët gjatë korrje-shirjeve.

Pajisjet për shuarjen e zjarrit fillestarë-Bombolat per fikjen e zjarrit mbani të servisuara si dhe rezervuarë me ujë të gatshëm në fushat ku jeni duke punuar. Mbrojtja e kafshëve: Siguroni ventilim të mjaftueshëm, hije dhe ujë të bollshëm për bagëtinë nëpër ferma.

Zbatoni orarin e punës sipas rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik- IKSHPK: Shmangni punët e rënda fizike në fusha të hapura, rrugë dhe ndërtimtari gjatë orëve me temperaturat më të larta, për periudhën nga ora – deri në ora Masat e përgjithshme për qytetarët: Mos ndizni zjarre në hapësira gjatë qëndrimeve për piknik, ndeja rasti në natyrë!

Secila shkëndijë në kushtet aktuale të motit, mund të jetë e kobshme për zjarre të pa kontrolluara. Kujdes me mbeturinat: Mos hidhni bishta cigaresh të ndezur apo ambalazhe qelqi në natyrë, pasi ato mund të shkaktojnë zjarre pa dashje. Kujdesi shëndetësor: Kufizoni lëvizjet në diell dhe qëndroni të hidratuar. Raportimi i menjëhershëm (Pa pagesë) kur vërehet tymi ose zjarri fillestar.

Në rast të vërejtjes së ndonjë vatre zjarri ose tymi, bëni përpjekje për shuarjen e zjarrit në mënyrë të sigurte, njëherish lajmëroni menjëherë autoritetet në numrta 24/7 pa pagesë: 112 – Numri Unik Emergjent 192 – Policia e Kosovës 193 –Zjarrfikësit shpëtues Agjencia e Menaxhimit Emergjent mbetet e përkushtuar me gatishmëri të lartë, dhe rikujton se shkaktimi i qëllimshëm i zjarreve apo nga pakujdesia, përbën vepër penale dhe do të ndiqet nga organet e zbatimit të ligjit.

Vetëdija dhe kujdesi i secilit prej nesh mbron jetën, pronën dhe pasurinë tonë kombëtare.

Burimi: Bota Sot