“Sunny Hill” mbyllet me emocione, Dua Lipa falënderon publikun

0%

Dua Lipa ka ndarë emocionet e saj pas përfundimit të ditës së tretë të festivalit “Sunny Hill”, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe ekipin që bëri të mundur organizimin e këtij eventi. Në një postim në rrjetet sociale, artistja shkroi se skenat e krijuara gjatë festivalit ishin të jashtëzakonshme dhe se ndihet krenare që ky festival zhvillohet në qytetin e saj.

“Vërtet nuk ka fjalë për gëzimin, krenarinë dhe mirënjohjen që ndiejmë duke e organizuar këtë festival për qytetin tonë me familjen tonë”, u shpreh Dua. Dua Lipa Ajo theksoi se puna pas organizimit të festivalit është e madhe, por çdo përpjekje shpërblehet kur sheh mijëra njerëz të bashkuar në atë që ajo e quajti një përvojë të veçantë.

Dua Lipa shtoi se çdo vit “Sunny Hill” vazhdon të bëhet edhe më i mirë, duke falënderuar publikun dhe duke thënë se mezi pret t’i shohë sërish të gjithë në edicionin e ardhshëm të festivalit Dua Lipa Dua Lipa Dua Lipa .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot