Shpërndaje në: Leandro Paredes ka qenë sërish në qendër të vëmendjes pasi u ndëshkua me karton të verdhë për një tjetër veprim të pahijshëm gjatë ndeshjes së fundit të Boca Juniorsit. Mesfushori i Argjentinës e qëlloi me top lojtarin kundërshtar. Më pas u krijua një tollovi, ndërsa gjyqtari e ndëshkoi me karton të verdhë. Veprimi i Paredesit u bë viral në rrjetet sociale.
Ai u kritikua për sjelljen e tij. Veprimi i Paredesit të dielën në ndeshjen ndaj Newells Old Boys, vjen disa javë pas finales së Kupës së Botës ndërmjet Argjentinës dhe Spanjës. Paredes u ndëshkua me të kuq pas ndeshjes, për sulm të realizuar ndaj Eric Garcias dhe Gavit.
Leandro Paredes est toujours aussi sympathique sur le terrain… 😶 pic.twitter.com/7CPa5KqbbF — Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot) August 3, 2026
