Nela ngre alarmin: Hapja e konsullatës serbe në Shkodër ka një qëllim

0%

Publicisti Milaim Nela ka kritikuar reagimet e politikës shqiptare lidhur me planin për hapjen e Konsullatës së Serbisë në Shkodër, duke i cilësuar ato si të vakëta. Në një reagim publik, Nela shprehet se hapja e konsullatës nuk është çështje reciprociteti, por sipas tij synon krijimin e një minoriteti artificial serb në veri të Shqipërisë.

Ai gjithashtu akuzon qeveritë shqiptare për politika të gabuara ndër vite dhe për mungesë reagimi ndaj veprimeve të Serbisë. Sipas Nelës, partitë politike në Shqipëri nuk kanë mbajtur një qëndrim të qartë kundër hapjes së konsullatës, duke veçuar vetëm Partinë e Legalitetit si subjekt që, sipas tij, ka reaguar prerazi. Shkrimi i plotë: REAGIM I VAKËT NDAJ KONSULLATËS SERBE NE SHKODËR!

Reagim shumë i zbehtë i politikës rreth planit të dakorduar Hoxha -Gjuriq për hapjen Konsullatës Serbe ne Shkodër! Rregjimi dhe kukullat e tij sigurisht që jo vetëm nuk i kuptojnë qëllimet e politikës serbe por gjatë historisë 85 vjeçare të partisë me 3 mbiemra tash e shëndërruar në sekt kriminal antikombëtar ata i ka lidhur një miqësi e ngushtë dhe vasalitet me pasardhësit e krijuesve të tyre në Beograd!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shqiptari politik dhe me një inteligjiencë nën mesataren e kupton fare mire se kjo as nuk është demek çeshtje reciprociteti për mbrojtjen e shqiptareve të Kosoves Lindore e aq më pak çeshtje e të drejtatave të malazezëve të Vrakës të cilët e kanë konsullaten e tyre.

Qëllimi i qëndres etno-kulturore në Shkodër është përpjekje për të krijuar minoritet artificial serb jo vetëm në Shkodër por në të gjithë veriun e Shqipërisë duke u bazuar në rrenat dhe përrallat që ata ja servirin publikut të tyre idiot dhe botës se Shkodra është kryeqyteti serb i mesjetës së hershme.

Tanimë pas shpopullimit masiv është shumë më e lehtë për Serbinë Gjenocidale të marrë me paqe atë që nuk e arriti asnjëherë me luftë. E kjo falë syleshësisë tonë. Janë bërë gabime trashanike nga qeveritë e tranzicionit.

E para, ligji i vetdeklarimit të kombësisë e pabazuar kjo ne asnjë evidencë në një shtet të vogël, të varfër i cili vazhsimisht ka rrezikuar integritetin territorial fale ambicjeve të fqinjëve të cilët kurrë nuk kanë hequr dorë nga gllabërimi i territoreve shqiptare për mua është një gabim që do të na kushtojë shumë rëndë e brezat e ardhshëm nuk do të na e falin kurrë.

Po ashtu ligji liberal minoriteteve i paparê në asnjë vend tjetër të botës ka krijuar komunitete “etnike” artificiale mercenarësh që deklarohen edhe kinez mjafton të marrin disa privilegje financiare siç po ndodh në Himarë apo në zona të tjera të Shqipërisë.

Të mos harrojmë këtu lejimin e varrezave famtazme të ushtarëve pushtues grekë akt që nuk duhesh lejuar kurrë e veç ka rritur oreksin e fanatikëve të Megalidhesë. Argumenti se Shqiperia nuk ka mundësi tjetër per hapjen e konsullatës shqiptare në Bujonovc nuk qëndron e është thjesht një mashtrim i trashë!

Shqipëria asnjëherë nuk e ka ngritur zyrtarisht çeshtjen e pasivizimit të adresave dhe gllaberimit të pronave të shqiptarëve të Kosoves Lindore. As në OKB, as në institucionet e Bashkimit Europian por eshte sjelle si avokate e Serbise edhe kur ajo e ka sulmuar Kosovesn ( Bannska) edhe kur ka kercenuar atë.

Ajo nuk reagoi siç i ka hije një shteti serioz edhe kur ministresha serbe deklaroi atê që nuk e kishte deklaruar as vetë Milosheviçi! Shqiperia sot e kësaj dite nuk e ka dënuar gjenocidin serb në Kosove. Shqiperia sot e kesaj dite nuk e ka denuar dhe nuk ka një dosje për gjenocidin serb në veriun e Shqiperise ne vitet e pragshpalljes së pavarësise së Shqipërisê.

Shqipëria nuk ka bere as sa Austriaku Leo Feundlich për masakrat serbe por perkundrazi ledhaton dhe ushqen paranojat e Vuçiçit, Daçicit e Paunoviçit! Vetëm Partia e Legalitetit ka dale deri sot me nje qendrim të prerë e të qartë kundër konsullates Serbe.

Kemi parë reagim të disa ambasadorëve dhe të ish ministrit Ditmir Bushati dhe ish zv ministres Edit Harxhi nuk kemi parë një qëndrim të prerë e te fortë nga partitê e tjera. E kjo është e rëndë dhe e pafalshme.

Burimi: Bota Sot