Fillon Kampionati Ballkanik U17 në volejboll

0%

Kombëtarja U17 e Kosovës në volejboll nis nesër aventurën në Kampionatin Ballkanik U17 për djem, që mbahet në Farkë të Shqipërisë. Përfaqësuesja jonë, nën drejtimin e trajnerit Habil Ajeti dhe ndihmësve Arif Elezi dhe Naim Gucati, ka përmbyllur përgatitjet dhe është gati për sfidat ballkanike.

Dardanët e rinj e hapin kampionatin nesër, më , nga ora kundër Turqisë, që konsiderohet favorite kryesore për ta fituar trofeun. Ndeshja e dytë në grup është më 6 gusht, po në orën , ndaj Bullgarisë. Në varësi të rezultateve, Kosova U17 do të zhvillojë më 7 gusht edhe ndeshjen për plasmanin përfundimtar.

Federata e Volejbollit e Kosovës i ka uruar suksese Kombëtares U17 dhe stafit teknik në këtë paraqitje ndërkombëtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot