Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë të ditur se ftesa për takim është pranuar gjatë pasdites dhe se takimi do të mbahet nesër në orën .
“Po, pasdite kemi marrë ftesë nga kryetari i VV-së për të pasur një takim dhe për të diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit. Është konfirmuar që i njëjti do të mbahet në orën ” , ka deklaruar Lushaku-Sadriu. Ajo ka thënë se Abdixhiku do të jetë pjesë e takimit, ndërsa ende nuk dihet nëse do të shkojë i shoqëruar nga ekipi i tij apo vetëm.
Sipas saj, LDK vazhdon të ketë qëndrim të qartë për nevojën e formimit të institucioneve dhe është e gatshme të kontribuojë brenda kapaciteteve që ka. “LDK, në vazhdën e preokupimit që ka pasur gjatë këtyre dy viteve, ka qëndrim të qartë për të kontribuar në formimin e institucioneve, aq sa ka fuqi” , ka thënë ajo.
