Shpërndaje në: Mbrojtësi Trevoh Chalobah do t’i bashkohet skuadrës së Comos nga Chelsea, shkruajnë të hënën mediumet angleze. Como ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e reprezentuesit të Anglisë. Skuadra nga Serie A, Como, do të paguajë 30 milionë euro për kartonin e qendërmbrojtësit. Chalobah ka shprehur dëshirën që ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit italian.
Transferimi pritet të finalizohet së shpejti. 27-vjeçari Chalobah është zhvilluar si futbollist në akademinë e Chelseat. Pjesë e skuadrës së parë ishte nga viti 2021. Edhe Futboll 15 qer 2026 Zyrtare, Cucrella te Real Madridi Ai gjatë kësaj periudhe ka pasur periudha huazimi te disa skuadra si Crystal Palace, Lorient, Ipswich Town e Huddersfield.
Chalobah me Chelsean ka 151 paraqitje, derisa ka kontribuar me tetë gola dhe tri asistime.
