Shpërndaje në: Barcelona po e ndjek me interes zhvillimin e situatës së mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri, raportojnë të hënën mediumet spanjolle. Sipas raportimeve, gjiganti katalunas nuk ka nisur negociatat për transferimin e reprezentuesit të Spanjës, por po monitoron nga afër çdo zhvillim të mundshëm në rast se ai vendos të largohet nga City.
Barça është e gatshme që të paguajë rreth 50 milionë euro për kartonin e Rodrit. Megjithatë, objektivi i drejtuesve të Barçës mbetet transferimi i një qendërsulmuesi dhe përforcimi i repartit defensiv. 30-vjeçari Rodri ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit të ardhshëm. Fituesi i Topit të Artë është prej mesfushorëve më të vlerësuar në futbollin evropian.
Edhe Futboll 5 pri 2026 Komunikimi me VAR-in që solli anulimin e kartonit të kuq të Martinit Për mesfushorin me tipare defensive ka shprehur interesim edhe Real Madridi. Rodri muajin e kaluar e fitoi Kupën e Botës me Spanjën.
