Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të zhvillojnë nesër një takim në Kuvendin e Kosovës, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për formimin e institucioneve të reja shtetërore. Takimi është konfirmuar nga zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i cili ka bërë të ditur se biseda mes dy liderëve do të mbahet në orën në Kuvend.
“Po, nesër në orën në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Mustafa për EO, përcjell Sinjali. Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Kurti, duke konfirmuar qëndrimin e tyre për të mos qenë pjesë e një marrëveshjeje për formimin e qeverisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
