Kolonat e mërgimtarëve, Konjufca telefonon autoritetet kroate për

0%

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij kroat, Gordan Grlić Radman, lidhur me pritjet e gjata në pikat kufitare të Kroacisë, me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët nga diaspora.

Konjufca ka bërë të ditur se gjatë bisedës ka shprehur shqetësimin për vështirësitë që këto pritje po shkaktojnë, veçanërisht gjatë sezonit veror kur fluksi i udhëtarëve është rritur. Sipas tij, ministri kroat e ka njoftuar se do ta trajtojë këtë çështje me autoritetet kompetente, me qëllim shqyrtimin e mundësive për lehtësimin e qarkullimit dhe zvogëlimin e kohës së pritjes në kufi.

Konjufca ka theksuar se vonesat janë ndikuar edhe nga fluksi i lartë i udhëtarëve, si dhe nga masat e shtuara të sigurisë dhe kontrollet më të rrepta në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka falënderuar homologun kroat për mirëkuptimin dhe gatishmërinë për bashkëpunim, duke bërë të ditur se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë komunikimin me autoritetet kroate për të ndjekur situatën dhe për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Burimi: Telegrafi