Zyrtare: Armend Dallku rikthehet në krye të Dukagjinit

0%

KF Dukagjini ka zyrtarizuar rikthimin e Armend Dallkut në pozitën e kryetrajnerit të skuadrës. Klubi nga Klina ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Dallkun, i cili rikthehet edhe një herë në krye të ekipit bardhekaltër, duke nisur një kapitull të ri me skuadrën.

Dallku është një emër i njohur për KF Dukagjinin dhe futbollin kosovar, ndërsa rikthimi i tij përfaqëson një hap të rëndësishëm në vazhdimësinë e projektit dhe ambicieve sportive të klubit. KF Dukagjini beson se përvoja, profesionalizmi dhe përkushtimi i Dallkut do të jenë vlera të rëndësishme në arritjen e objektivave të skuadrës dhe në zhvillimin e mëtejshëm të ekipit.

Ndërkohë, klubi ka bërë të ditur edhe përbërjen e stafit teknik që do të punojë së bashku me kryetrajnerin Dallku, sikurse në të kaluarën. Pjesë e stafit do të jenë ndihmëstrajnerët Artan Luzi dhe Agon Ramadani, si dhe trajneri i portierëve, Rinor Xhemaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me këtë përbërje të stafit, Dukagjini synon të krijojë një ambient profesional dhe stabil, duke u mbështetur në përvojën dhe përkushtimin e secilit anëtar të ekipit teknik. KF Dukagjini i ka uruar shumë suksese Armend Dallkut dhe stafit të tij në këtë kapitull të ri me klubin nga Klina.

Burimi: Telegrafi