Humb jetën 6-vjeçarja në Britani – vetura u përplas me traktorin

0%

Një vajzë 6-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor mes një veture dhe një traktori në Warwickshire të Britanisë së Madhe. Aksidenti ndodhi rreth orës të së premtes në rrugën B4455, në lindje të Stratford-upon-Avon, ku një veturë Volkswagen Tiguan u përplas me një traktor.

Vajza u dërgua me urgjencë në spital me lëndime të rënda në kokë, por ndërroi jetë mëngjesin e së shtunës. Sipas Policisë së Warwickshire, dy fëmijë të tjerë që ndodheshin në veturë pësuan vetëm tronditje emocionale dhe nuk u lënduan fizikisht. Ndërkaq, as drejtuesi i veturës dhe as shoferi i traktorit nuk pësuan lëndime.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com