Shpërndaje në: Liverpooli ka filluar negociatat për një transferim të mundshëm të sulmuesit të Paris Saint-Germainit, Bradley Barcolas, shkruan të hënën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano. “Të Kuqtë” janë të gatshëm që të ofrojnë mbi 100 milionë euro për reprezentuesin e Francës. Mësohet se PSG-ja kërkon shifër më të lartë se 100 milionë euro.
Bisedimet mes palëve pritet të zgjasin, por plani i Liverpoolit mbetet i qartë – ta transferojë Barcolan në “Anfield”. Edhe vetë sulmuesi i krahut e dëshiron transferimin te skuadra e Liverpoolit. Ai nuk do ta vazhdojë kontratën me Parisin. 23-vjeçarit kontrata me PSG-në i skadon në verën e vitit 2028.
