Inspektorati ndalon punimet në një objekt në Ferizaj, konstatohen

0%

Shpërndaje në: Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se ka ndaluar punimet në një objekt në Ferizaj, pasi gjatë inspektimit janë konstatuar parregullsi te montimi i vinçit. IQP-ja ka bërë të ditur se punimet janë ndaluar derisa të eliminohen mangëstë e evidentuara.

“Inspektorati Qendror i Punës gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në Ferizaj, ka konstatuar parregullsi tek montimi i vinçit, duke paraqitur rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës.

Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë objekt deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës”, ka njoftuar IQP-ja. Javën e kaluar një punëtor 26-vjeçar humbi jetën në Prishtinë e një 18-vjeçar mori lëndime pas rrëzimit të vinçit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rasti kishte shkaktuar një përplasje mes nivelit qendror dhe atij komunal për përgjegjësinë lidhur me këtë rast. Këtë vit 12 persona kanë humbur jetën në vendin e punës.

Burimi: Koha