Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, pasi gjatë një inspektimi ka konstatuar parregullësi në montimin e vinçit, të cilat paraqisnin rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, pas evidentimit të mangësive është marrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.
Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, me fokus të veçantë në respektimin e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës. Njëkohësisht, u është bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë masat ligjore të sigurisë, në mënyrë që të parandalojnë aksidentet dhe të mbrojnë jetën e punëtorëve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
