Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj i është nënshtruar një operacioni jo të lehtë. Selmanaj ka njoftuar se kishte probleme të vazhdueshme me boshtin kurrizor.
“Pesë ditë më parë iu nënshtrova një ndërhyrjeje kirurgjikale në boshtin kurrizor, pasi gjatë javëve të fundit u përballa me dhimbje të forta e të padurueshme dhe bllokim në ecje, gjendje që e vështirësonte shumë përditshmërinë time. Fatmirësisht, sot, vetëm pesë ditë pas operimit, ndihem shumë mirë dhe çdo ditë po ndjehem mirë e më mirë.
Më pret ende një periudhë rikuperimi, por e rëndësishmja është që gjithçka ka shkuar me sukses. Shpreh falënderimin tim të madh për Specialistin e Neurokirurgjisë dr. Armend Kërveshin që kreu ndërhyrjen kirurgjike me profesionalizëm të jashtëzakonshëm, si dhe për të gjithë stafin mjekësor që u kujdes për mua me përkushtim gjatë gjithë kësaj kohe.
Po ashtu, falënderoj nga zemra familjen, miqtë dhe të gjithë ata që më kanë qëndruar pranë me lutje, mbështetje dhe mesazhe inkurajuese. Shëndeti është bekimi më i madh” shkruan Selmanaj në njoftim.
