Arlind Sadiku, i akuzuar për tentim vrasjen e babait të tij, është shpallur fajtorë nga Gjykata Themelore e Prizrenit, sot më -. Sadiku akuzohet se më , në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore në shkallë esenciale, kishte tentuar ta privonte nga jeta babanë e tij, duke e goditur me sëpatë në pjesën e kokës dhe duke i shkaktuar lëndime trupore.
Për veprën penale tentim vrasje ndaj babait të tij Sadiku u dënua me katër vjet burgim. Sipas aktgjykimit të shpallur, në dënimin me burgim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Përveç dënimit me burgim, gjykata ka urdhëruar edhe shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri, duke e obliguar të dënuarin që pas përfundimit të vuajtjes së dënimit t’i nënshtrohet trajtimit sipas rekomandimeve të institucioneve kompetente shëndetësore.
Në shqyrtimin gjyqësor të datës , Sadiku e kishte pranuar fajësinë për veprën penale që i vihej në barrë, duke deklaruar para gjykatës se e pranonte fajin duke i kërkuar falje babait të tij. Çka thuhet në aktakuzë?
Sipas aktakuzës, më , rreth orës , në rrugën “L…….”, në fshatin Lubizhdë të Komunës së Prizrenit, saktësisht në shtëpinë e tij familjare, i pandehuri, në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore në shkallë esenciale, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta anëtarin e familjes – babanë e tij.
Në aktakuzë thuhet se, për shkak të problemeve të vazhdueshme familjare që kishin mes tyre, pas një fjalosjeje me të dëmtuarin, i pandehuri kishte shkuar në oborrin e shtëpisë, ku kishte marrë një sëpatë dhe, i pajisur me të njëjtën, kishte hyrë në dhomën e gjumit, ku i dëmtuari ishte duke fjetur, dhe e kishte goditur atë në anën e pasme të majtë të kokës.
Sipas aktakuzës, si pasojë e goditjes, i dëmtuari kishte pësuar plagë prerëse në anën e majtë të kokës, në regjionin tëmthor-pas veshit të majtë e deri te qafa, të shkaktuara nga mjeti i fortë dhe i rëndë me teh, duke pësuar dëmtim të përkohshëm të shëndetit.
Lëndimet janë kualifikuar si lëndime të lehta trupore, sipas akt-ekspertimit mjekoligjor të 10 shkurtit 2026, të përgatitur dhe konstatuar nga Dr. Naim Haliti. Me këto veprime, sipas aktakuzës, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” e mbetur në tentativë.
