Ndershmëria e adoleshentit: 17-vjeçari nga Ferizaj gjen mijëra euro,

0%

Një 17-vjeçar nga Ferizaj ka dhënë një shembull të rrallë ndershmërie, pasi ka gjetur një portofol me 2,435 euro, 270 franga zvicerane dhe dokumente personale, të cilat i ka dorëzuar në polici. Pas verifikimeve, të gjitha sendet i janë kthyer pronarit. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës. Sipas Policisë, A.

Nuha, nga fshati Bablak, është paraqitur në Stacionin Policor në Ferizaj me portofolin që e kishte gjetur në fshatin Lloshkobare, afër pikës së karburantit “Ibrahimi Petrol”. Zyrtarët policorë kanë identifikuar pronarin e portofolit, K.S. (40) nga Gjakova, të cilit, në prani të policisë, iu kthyen 2,435 euro, 270 franga zvicerane , si dhe dokumentet personale.

Për rastin është përpiluar një shënim zyrtar. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vlerësuar lart veprimin e 17-vjeçarit, duke theksuar se ai tregoi ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare, ndërsa e cilësoi rastin si një shembull pozitiv që meriton të vlerësohet. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com