Një 50‑vjeçar nga fshati Negotinë është ndaluar pasi është konstatuar duke ecur në këmbë në autostradën Gostivar–Tetovë, informon Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas MPB‑së, më 3 gusht rreth orës , zyrtarë policorë nga Seksioni i Sigurisë së Komunikacionit Rrugor Gostivar kanë vërejtur personin O.A. pranë nyjës “Tuçevishte” duke ecur në rrugë.
Tek ai është kryer testimi i alkoolit, me ç’rast është konstatuar prani prej 1.65 promil alkool në gjak. MPB shton se gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, ai ka nënçmuar zyrtarët policorë. Personi është mbajtur në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngriten kallëzime përkatëse.
