Komuna e Prishtinës: Asnjë objekt s’do të mund të vihet në përdorim

0%

Shpërndaje në: Komuna e Prishtinës, gjegjësisht drejtoria e Inspektoratit ka njoftuar të gjithë investitorët, ndërtuesit, mbikqyrësit profesionalë, pronarët e objekteve e blerësit, se asnjë objekt nuk do të mund të vihet në përdorim pa inspektim final dhe certifikatë të përdorimit.

Sipas njoftimit ky detyrim vlen për objektet individuale të banimit, kolektive, banesore-afariste, industriale e publike, ndërsa përdorimi do të vlejë vetëm pasi të jetë kryer Inspektimin Final dhe të jetë lëshuar Certifikata e Përdorimit.

Drejtoria e Inspektoratit ka njoftuar për investitorët se para përfundimit të punimeve ndërtimore, ata do të njoftohen edhe individualisht përmes një Urdhëresë Inspektuese me të cilën obligohen që të mos e vënë objektin në përdorim, të mos ua dorëzojnë banesat apo lokalet, të mos fillojnë ushtrimin e aktivitetit ekonomik dhe të mos lejojnë vendosjen e banorëve apo përdoruesve derisa të përfundojnë inspektimi final dhe të lëshohet Certifikata e Përdorimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërsa për blerësit dhe qytetarët është bërë thirrje që të mos e pranojnë në dorëzim banesë, lokale apo objekte të tjera dhe të mos e fillojnë përdorimin pa certifikatën në fjalë.

“Në rast se konstatohet se një objekt është vënë në përdorim në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, Drejtoria e Inspektoratit do të ndërmarrë të gjitha masat e parapara me ligj, duke përfshirë: urdhërimin për ndërprerjen e menjëhershme të përdorimit të objektit; urdhërimin për lirimin e objektit deri në pajisjen me Certifikatë të Përdorimit; shqiptimin e gjobave administrative ndaj personave përgjegjës; inicimin e procedurave të tjera administrative dhe ligjore të parapara me legjislacionin në fuqi dhe ekzekutimin e masave inspektuese në rast të mosrespektimit të urdhrave të Inspektoratit”, thuhet mes tjerash.

Burimi: Koha