Shpërndaje në: Sulmuesi i njohur boshnjak, Edin Xheko, do ta vazhdojë karrierën profesionale. Në edicionin e 23-të në futbollin profesionist, 40-vjeçari Xheko do të luajë për Schalken në Bundesligën gjermane. Xheko në pjesën e dytë ishte i huazuar te Schalke dhe e ndihmoi skuadrën të kthehet në Bundesligë. Dhe tani ka firmosur për një vit, u bë e ditur të hënën. “Jam ende i uritur.
Dhe dua ta ndihmoj ekipin në Bundesligë po ashtu”, ka thënë Xheko, që do ta mbajë fanellën me numër 10. Ai i kishte gjashtë gola e katër asistime në 11 paraqitje për Schalken në Bundesliga 2. Mungoi për shumë javë shkaku i një lëndimi. Xheko ka luajtur për Fiorentinan, Fenerbahçen, Interin, Romën, Manchester Cityn, Wolfsburgun dhe disa skuadra të tjera.
